Aplikacion
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë sot thirrje qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump që të cilësojnë si organizata terroriste grupet e trafikut të drogës në Shqipëri.
Berisha kujtoi se administrata amerikane, nën udhëheqjen e Trump-it, ka shpallur disa kartele me kualifikimin e “organizata terroriste”.
“Urdhri i Presidentit Trump dhe SHBA-së për përfshirjen e karteleve shqiptare në këtë kategori do të ishte një kontribut i jashtëzakonshëm për sigurinë në Shqipëri, në rajon dhe në Aleancën e NATO-s”, tha ai.
Berisha e quajti qeverinë aktuale narkoshtet, duke akuzuar ekzekutivin se lejon qarkullimin e miliarda eurove nga trafikantët pa asnjë pengesë.
Ai theksoi gjithashtu se ditët e fundit përcaktojnë një “moment kthese të rëndësishëm” për shqiptarët, duke sugjeruar nevojën për masa më të forta kundër organizatave kriminale./ Zoom.al