zoom

Lajme

SHBA injoron Ramën, ambasada uron vetëm popullin për zgjedhjet

SHBA injoron Ramën, ambasada uron vetëm popullin për zgjedhjet

Pas përfundimit të procesit zgjedhor parlamentar në Shqipëri, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar përmes një deklarate publike.

Ambasada përshëndet zhvillimin e zgjedhjeve dhe rithekson angazhimin për të vijuar partneritetin strategjik me vendin.

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ky mesazh vjen në një kohë kur opozita po kundërshton fort rezultatin e zgjedhjeve, po e ankimon atë dhe po akuzon për manipulime votash.

Nga ana tjetër, ajo që vihet re në mesazhin e ambasadës është se mungon një urim për kryeministrin Edi Rama për fitoren dhe për mandatin e katërt të siguruar nga Partia Socialiste. Ky fakt mund të lexohet si injorim, duke e përqendruar urimin vetëm te populli shqiptar./ Zoom.al

Postime të lidhura