Aplikacion
Mikrofoni i kristaltë u shit për 900,000 dollarë dhe shitja ndodhi ditën kur grupi performoi në një koncert bamirësie në Berlin, me qëllim mbledhjen e parave për kujdes shëndetësor dhe furnizime të tjera.
Paratë e mbledhura do të përdoren për të blerë tre drone ushtarakë. Dronët janë përdorur edhe nga forcat ukrainase dhe ato ruse.
Duke folur gjatë koncertit, anëtari i grupit, Oleh Psiuk ka bërë thirrje që njerëzit të mos mësohen me luftën, e cila ka lënë të paktën 4,031 civilë të vdekur dhe 4,735 të plagosur, sipas OKB-së.
Ajo ka detyruar gjithashtu më shumë se 14 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre që kur Rusia sulmoi më 24 shkurt, me qytete të shkattëruara dhe të kthyera në rrënoja./L.K
/Zoom.al
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet