zoom

Aktualitet

Tronditet Lezha! Djali vret nënën me thikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Lezhës. Sipas raportimeve paraprake, djali ka vrarë nënën me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” të qytetit të Lezhës. Viktima është Gjylije Dani 88 vjeçe.

Dyshohet se djali, Arsen Dani 62 vjeç vuan nga probleme të shëndetit mendor. Pak çaste pas krimit të rëndë, ai është vënë në prangat e policisë.

“Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit,”- bën me dije policia, në njoftimin paraprak për media.

Krimi në fjalë ka tronditur opinionin mbarëshqiptar, i cili ka regjistruar dy ngjarje tragjike brenda një ore. Më herët, një efektiv policie i Fierit u qëllua me armë për vdekje/ZOOM.AL/