zoom

Aktualitet

Grupi i dytë i emigrantëve në Lezhë, do të ketë sërish kthime

Një grup i dytë emirantësh prej 8 personash nga Egjipti dhe Bangladeshi mbërriti në Lezhë këtë të premte.

Refugjatët mbërritën në tokën shqiptarët në orët e mëngjesit dhe qëndruan në qendrën e Shëngjinit për disa orë, për tu dërguar më pas në Gjadër.

Burime nga kampi bëjnë të ditur se një prej refugjatëve do të kthehet sërish në Itali për shkak të moshës së vogël, ndërsa flitet edhe për më shumë kthime.

Pak javë më parë, gjykata ndaloi dërgimin e emigrantëve ilegalë në Shqipëri, por qeveria italiane ndërhyri duke miratuar një dekret ligjor për këtë çështje.

Ngritja e kampit të Gjadërit është kritikiuar nga opozita italiane, ndërkohë që është parë me interes nga vende të tjera europiane si një model i mirë në luftën kundër trafikut të klandestinëve.

Postime të lidhura