zoom

Aktualitet

Vrau nënën dhe pretendoi se kishte eliminuar 2 mijë vetë, shtrim në Psikiatri për 62-vjeçarin

Gjykata e Lezhës ka vendosur sot masën burg pa afat për efekt procedurial dhe shtrim në Psikiatri për 62-vjeçarin Arsen Dani, cili akuzohet se masakroi me thikë nënën e tij në mes të qytetit këtë të hënë.

Viktima ishte Gjylie Dani, 80 vjeçe, teksa krimi në familje sipas Prokurorisë, ka ardhur për shkak se autori vuan probleme të shëndetit mendor, i kartelizuar prej kohësh.

Referuar gjendjes së shëndetit mendor të 62-vjeçarit, pas vlerësimit të rastit, prokurori Francesk Ganaj kërkoi që ai të shtrohet në spitalin psikiatrik, kërkesë që u pranua dhe nga gjyqtari Lirim Bullica.

Në dëshminë e tij befasuese, Dani tha se kishte vrarë 2000 mijë veta dhe askush nuk e kishte besuar, por kur vrau nënën e tij e besuan. /ZOOM.AL/