zoom

Aktualitet

Vrasja në Lezhë/ Djali i sëmurë goditi me thikë në shpinë nënën. Të bërtiturat alarmuan fqinjët

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar pasdrekën e të hënës në Lezhë, ku djali vrau nënën e tij.

62-vjeçari Arsen Dani, sipas policisë, vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Rreth orës 14:30, ai mori një thikë dhe goditi me të në shpinë nënën e tij, Gjylije Dani, 88 vjeçe, e cila ndërroi jetë në shtëpi.

Të bërtiturat alarmuan fqinjët, të cilët lajmëruan policinë.

Pas ngjarjes, efektivët arrestuan autorin Arsen Dani si edhe sekuestruan thikën me të cilën u krye krimi.