zoom

Aktualitet

500 euro për një votë, bie i pari në rrjetën e SPAK

500 euro për një votë, bie i pari në rrjetën e SPAK

Një 38 -vjeçar u arrestua nga policia pasi i kishte premtuar një shtetasi 50 mijë lekë të reja (500 euro), për një votë, për një subjekt të caktuar politik në zgjedhjet e 11 majit. 

Zoom.al mëson se i arrestuari është Marim Leka, nga Lushnja. Ai i kishte marrë një shtetasi kartën e identitetit dhe i kishte thënë se do t’i jepte paratë kur të votonte për subjektin e kërkuar. 

Policia e arrestoi për “Korrupsion Aktiv në Zgjedhje” dhe Marrje e Përdorim i Paligjshëm i Dokumentit të Identifikimit”. 

Arrestimi u krye në bashkëpunim me prokurorinë e Fierit, por çështja tani i ka kaluar SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme ka ngritur tashmë zyra në 12 qarqet e vendit për të hetuar krimin zgjedhor. 

Arrestimi i 38 -vjeçarit vjen 1 ditë pas hapjes së këtyre zyrave dhe ai është i pari që do të hetojë SPAK për korrupsion zgjedhor.  /Zoom.al

Postime të lidhura