Aplikacion
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se individi që u kap sot për blerje të votës në emër të PD-së, është futur nga Ardi Veliu.
Berisha thotë se i arrestuari është agjent i policisë dhe Vjosa Hysenajt, drejtuese e SHISH.
“Të garantoj që kjo është si rasti i Belerit, janë simulime sepse është e tëra e organizuar nga Vlora Hysenaj dhe Ardi Veliu, kategoria e provokatorëve që e dinë që fluturojnë atje ku e meritojnë pas datës 11 maj dhe sapo të mësohet emri i personit që paska marrë pjesë do të përjashtohet nga PD si agjent i SHIK dhe policisë kombëtare, nëse e ka bërë”, tha ai.

