Aplikacion
SPAK ka zbritur më në fund në terren. Tre ditë pas hapjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur zyrat e saj në 12 qarqe të vendit.
Këto zyra do të koordinojnë hetimet për krimet zgjedhore si pjesë e një strategjie të miratuar nga SPAK, e cila synon të sigurojë integritetin e procesit zgjedhor dhe të parandalojë çdo veprim të paligjshëm që mund të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve.
Zyrat e SPAK janë të pajisura me prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë dhe staf administrativ mbështetës. Në krye të Task-Forcës që do të drejtojë këtë operacion është kryeprokurori Altin Dumani, i cili do të koordinojë punën e strukturës qendrore në Tiranë dhe grupeve hetimore në terren.
Strategjia e SPAK përfshin disa masa kryesore:
Sipas strategjisë së publikuar nga SPAK, një aspekt i rëndësishëm është verifikimi në terren i indicieve dhe denoncimeve për manipulime zgjedhore, keqpërdorim të burimeve shtetërore ose presion ndaj votuesve. Për këtë arsye, SPAK ka ngritur një Grup Hetimor të Posaçëm (Task-Force), i ndarë në:
Një grup i posaçëm me hetues financiarë dhe ekspertë të tjerë të fushës do të monitorojë përdorimin e buxhetit dhe investimet publike, të cilat nuk lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet e posaçme. Për të inkurajuar qytetarët dhe institucionet që të raportojnë shkeljet, SPAK ka krijuar:
Ky operacion pritet të zgjasë deri në fund të majit 2025 dhe synon të sigurojë një proces zgjedhor të drejtë dhe transparent. SPAK e ndërmerr një veprim të tillë për herë të parë, teksa fenomeni i shit-blerjes së votës dhe përdorimi i administratës në zgjedhje janë ngritur si fenomene shqetësuese në zgjedhjet e fundit nga OSBE/ODIHR.
Në zgjedhjet e 4 viteve me parë, dosjet hetimore 339 dhe 184 treguan se si bliheshin votat në Durrës e Dibër. Në përgjimet e prokurorisë, që u publikuan nga gazeta gjermane BILD, shfaqej edhe kryeministri Rama duke komunikuar me personazhe me të shkuar kriminale apo zyrtarë të policisë. Po ashtu, edhe Vangjush Dako, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja apo Pjerin Ndreu.
Strategjia e SPAK për të hetuar krimet zgjedhore shkaktoi zemëratën e kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti të si lajthitje të prokurorisë dhe presion ndaj administratës. /Zoom.al
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës