zoom

Aktualitet

“500 euro ose publikojmë fotot intime”/ arrestohet 17-vjeçari që shantazhonte 38-vjeçaren në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori

“500 euro ose publikojmë fotot intime”/ arrestohet 17-vjeçari që shantazhonte 38-vjeçaren në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori

Një djalë 17-vjeçar është arrestuar në Tiranë, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se i morën 500 euro një 38-vjeçareje duke e kërcënuar me publikimin e fotove dhe videove intime në rrjetet sociale.

Operacioni i koduar “Privacy” u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës, menjëherë pas kallëzimit të bërë nga gruaja në fjalë. Sipas Policisë, dy të rinjtë e kishin kanosur 38-vjeçaren që t’u jepte 500 euro, në mënyrë që materialet intime të mos publikoheshin online.

Si rezultat i operacionit, u vu në pranga 17-vjeçari, ndërsa u shpall në kërkim një 21 vjeçar me inicialet E. D, i cili dyshohet të jetë gjithashtu autor i disa vjedhjeve në subjekte të ndryshme në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 500 eurot që i ishin marrë 38-vjeçares, si edhe 2 telefona celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Postime të lidhura