zoom

Aktualitet

”Do të publikoj foto intime”- Arrestohet 47-vjeçari korçar që shantazhonte shtetasit grekë, mori shuma nga 30.000 deri në 40.000 euro

”Do të publikoj foto intime”- Arrestohet 47-vjeçari korçar që shantazhonte shtetasit grekë, mori shuma nga 30.000 deri në 40.000 euro

Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka shantazhuar një shtetas grek për 3 vite.

Sipas hetimeve, Kristi Joga ka kërcënuar shtetasin grek me publikimin e bisedave dhe fotove intime, dhe në këtë mënyrë ka përfituar rreth 4 000 euro.

Po ashtu, ai dyshohet se ka përdorur të njëjtin mekanizëm shantazhi edhe ndaj shtetasve të tjerë grekë, nga të cilët ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, që variojnë nga 30 000 deri në 40 000 euro.

Kristi Joga, banues në Korcë, akuzohet për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”.

Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

Postime të lidhura