zoom

Të gjitha

50 vjetët e Cameron Diaz dhe ndryshimet drastike në fizik

50 vjetët e Cameron Diaz dhe ndryshimet drastike në fizik

Cameron Diaz mbush 50 vjeç këtë vit dhe duket mahnitëse si zakonisht. Për vite me radhë, shumë njerëz kanë pyetur veten se si ajo qëndron e shëndetshme dhe me shkëlqim gjatë gjithë kohës me një mënyrë jetese kaq të ngarkuar. Për fat të mirë tani ne i dimë përgjigjet e këtyre pyetjeve.

https://www.youtube.com/watch?v=XqdUJ7YxO14

Gjatë një episodi të podcast-it të Gwyneth Paltrow në “Goop”, ylli 49-vjeçar zbuloi se ajo qëndron në formë duke bërë agjërim me ndërprerje. “Unë jam nëna e një dy vjeçareje, kështu që ne të dyja po hamë pak nga kjo dhe pak nga ajo, a duhet të ushqehem po aq sa ajo gjatë gjithë ditës?” shpjegoi ajo.

“Një rivendosje e vogël të kthen, ndihmon të jesh më i pranishëm në moment, të jesh i vetëdijshëm për atë që thua dhe çfarë po bën,” shtoi ajo. Sipas Mayo Clinic, njerëzit që agjërojnë me ndërprerje nuk hanë për ca kohë çdo ditë ose javë. Për shembull, “disa njerëz hanë një dietë normale një ditë, agjërojnë plotësisht ose hanë një vakt të vogël (më pak se 500 kalori) ditën tjetër.”

Krahas ndjekjes së kësaj metode, Diaz ka thënë se ka hequr dorë edhe nga grimi çdo ditë. “Kam bërë make-up çdo ditë për pjesën më të madhe të jetës sime për shkak të punës, dhe ai me të vërtetë po shteronte lëkurën time. Gjithmonë kam pasur përkeqësim”, kujton ajo./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura