Aplikacion
Në mesin e personave të akuzuar janë dy mjekët dhe asistetnti I aktorit. Prokurori I çështjes së ngritur prej disa muajsh tha se mjekët I dhanë Perry-t një sasi të madhe të etaminës, dhe madje gjatë një shkëmbimi të mesazheve, kishin pyetur se sa do të ishte i gatshëm të paguante ish-ylli i Friends.
“Këta të pandehur shfrytëzuan problemin e Perryt me varësinë, me qëllim që të pasuroheshin. Ata e dinin se ajo që po bënin ishte gabim”, tha prokurori.
Perry vdiq në tetor për shkak të mbidozës me ketaminë. Atij i ishin injektuar disa doza nga asistenti i tij personal me këtë substancë në ditën kur ndërroi jetë.
Prokurori tha se të akuzuarit kishin këmbyer mesazhe menjëherë pas vdekjes së Perryt duke iu referuar ketaminës si shkaktare të vdekjes.
Mjekët dhe asistenti tentuan të fshihnin përfshirjen e tyre në furnizimin e Perryt me ketaminë, e cila është një substancë e fuqishme që shpesh përdoret për të trajtuar dhimbjen kronike dhe depresionin.
Aktori Perry për dekada të tëra kishte abuzuar me substanca narkotike dhe viteve të fundit ishte trajtuar për depresion, ankth dhe dhimbje.
Incenerati i Tiranës/ Artan Hoxha: Çfarë ka ndodhur, pse nuk është më? Ku shkuan milionat..