zoom

Lajme

Raimonda Bulku flet për momentin e sikletshëm me Mimoza Ahmetin: Ishte një gjë e shëmtuar

Raimonda Bulku flet për momentin e sikletshëm me Mimoza Ahmetin: Ishte një gjë e shëmtuar

Mund të keni harruar shumëçka nga finalja e “Ferma VIP”, por dyshojmë të keni fshirë nga kujtesa momentin e sikletshëm të surprizës, le të themi, që produksioni kishte përgatitur për fituesen e këtij edicioni, Mimoza Ahmeti.

Disa prej kolegëve të saj, mes tyre edhe Raimonda Bulku, lexuan poezi që supozohej të ishin pjesë e krijimtarisë së Mimoza Ahmetit, por kjo e fundit ndërhyri për të thënë se, në fakt, materialet e përgatitura nuk i përkisnin asaj.

Lidhur me situatën e krijuar ka reaguar aktorja Raimonda Bulku, e cila theksoi se e gjithë ngjarja i vuri në një pozitë të vështirë si atë, ashtu edhe kolegët e tjerë.

Në një intervistë aktorja tha se ajo që ndodhi ishte shqetësuese dhe krejtësisht jashtë kontrollit të tyre.

“U shqetësova shumë, ashtu si edhe kolegët e mi, sepse ishte një gjë e shëmtuar që nuk na takonte neve. Shkuam me respekt dhe për të bërë punën tonë”, u shpreh Bulku.

Ajo sqaroi se në evente të tilla është praktikë e zakonshme që tekstet t’u vihen në dispozicion artistëve nga organizatorët ose produksioni, sipas konceptit dhe minutazhit të përcaktuar për programin. Për këtë arsye, askush nuk kishte arsye të vinte në dyshim materialin që iu dha.

“Unë i kam librat e Mozës në shtëpi. Do të kisha zgjedhur vetë një poezi nga krijimtaria e saj dhe gjithçka do të kishte qenë shumë e thjeshtë”, tha ajo.

“Nuk do të dyshonte njeri që një produksion i atij niveli mund të sillte poezi të gjetura në internet, sipas pretendimeve të Mozës”, shtoi Bulku.

Postime të lidhura