Aplikacion
Një fushatë e re qytetare me sloganin “Rama Out” ka nisur online, duke synuar të mbledhë mbi një milion nënshkrime nga shqiptarët që kërkojnë ndryshim në drejtimin politik të vendit. Sipas organizatorëve, peticioni ka arritur tashmë mbi 454 mijë nënshkrime, ndërsa objektivi final është 1,000,001 firma.
Fushata paraqitet si një lëvizje qytetare që synon të kanalizojë pakënaqësitë e akumuluara ndër vite ndaj qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Në mesazhin kryesor të peticionit thuhet se qytetarët kanë të drejtën dhe detyrën të kërkojnë llogaridhënie kur rezultatet nuk përmbushin pritshmëritë e tyre.

“Kur standardet që presim nuk përmbushen, ne kemi të drejtën të kërkojmë më shumë. Ndryshimi fillon me ne”, thuhet në deklaratën e publikuar nga organizatorët.
Organizatorët kanë paraqitur tre kërkesa bazë:
Sipas tyre, peticioni nuk synon vetëm largimin e një figure politike, por hapjen e një debati më të gjerë mbi drejtimin që duhet të marrë Shqipëria në vitet e ardhshme.
Kjo nismë vjen paralelisht me protestat e përditshme që po bëhen poshtë zyrës së Edi Ramës, por jo vetëm. Çdo ditë e më shumë qytetarë po dalin në protestë para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e Ramës. Kjo protestë nisi pas debatit për projektin e investimit në Zvërnec, në një zonë të mbrojtur natyrore. Disa pretendojnë për pronësi të tokës, ndërsa të tjerë se projekti do të shkatërrojë ekosistemin natyror. Ajo çfarë nxiti më shumë reagimin qytetar, duke e bërë protestën masive ishte dhuna e rojes së subjektit privat që kishte rrethuar zonën në Zvërnec ndaj një protestuesi që kundërshtonte projektin./ Zoom.al