zoom

Aktualitet

Vala afrikane “mbërthen” Shqipërinë, qershori nis me temperatura përvëluese

Vala afrikane “mbërthen” Shqipërinë, qershori nis me temperatura përvëluese

Shqipëria pritet të hyjë në një periudhë tipike verore me temperatura të larta që në ditët e para të qershorit, ndërsa masat e nxehta me origjinë afrikane do të ndikojnë drejtpërdrejt në klimën e vendit.

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, fundi i muajit maj ka sjellë vetëm fillimin e një vale të gjatë të nxehti, e cila do të vazhdojë të forcohet gradualisht gjatë javëve në vijim. Temperaturat në javën e parë të qershorit do të luhaten rreth 32 deri në 34 gradë Celsius, ndërsa pas datës 5 qershor pritet një rritje e mëtejshme.

Meteorologët parashikojnë se termometri mund të arrijë deri në 35–36 gradë Celsius, duke e bërë këtë periudhë një nga fillimet më të nxehta të verës në vitet e fundit.

Megjithatë, moti nuk do të jetë krejtësisht i qëndrueshëm. Prania e nxehtësisë së fortë do të krijojë kushte për zhvillim vranësirash, të cilat në disa zona do të sjellin reshje të shkurtra dhe të izoluara shiu, kryesisht në orët e pasdites.

“Javën e parë të qershorit temperaturat do të jenë rreth 33–34 gradë. Pas datës 5 pritet një rritje graduale deri në 35–36 gradë. Këto masa të nxehta afrikane do të jenë të pranishme gjatë gjithë verës, me ndërprerje të shkurtra”, tha Porja në Ora News./ Zoom.al

Postime të lidhura