zoom

Lajme

Berisha komenton raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore

Berisha komenton raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar publikimin e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai deklaroi se dokumenti i vëzhguesve ndërkombëtarë konfirmon atë që PD ka paralajmëruar prej kohësh: se procesi zgjedhor ka qenë i deformuar dhe jo i lirë.

Sipas Berishës, qeveria u përpoq të ndikonte raportimin e OSBE/ODIHR, nëpërmjet presioneve të drejtpërdrejta tek institucionet dhe vëzhguesit, por përpjekjet – siç tha ai – “dështuan plotësisht”.

“Raporti i fundit ka mbështetur të gjitha konstatimet e fazës paraprake”, u shpreh Berisha, duke theksuar se u shkelën standardet e Kartës së Kopenhagenit dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare.

Ai solli në vëmendje se shkeljet e Kodit Zgjedhor gjatë fushatës janë regjistruar rreth 4500 herë, përmes aktiviteteve të ndaluara që synonin të ndikonin votën e qytetarëve.

Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për përdorimin e burimeve financiare me përmasa të mëdha në zgjedhje, duke përmendur si shembull mbështetjen prej miliona eurosh për eventin e Giro d’Italia, pak ditë para votimit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama ka zgjedhur heshtjen dhe mashtrimin për të mbuluar dështimin e tij të plotë dhe total në ndryshimin e raportit fatal për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vëzhguesve ndërkombëtarë.
Siç kisha paralajmëruar, siç kisha paraqitur dokumente zyrtare që faktonin ndërhyrjet brutale të qeverisë shqiptare pranë institucioneve të vëzhgimit dhe direkt vëzhguesve ndërkombëtarë për të ndryshuar termat e përdorura në raportin e tyre për zgjedhjet e 11 majit, janë bërë përpjekje, të cilat me kënaqësi të madhe u them shqiptarëve se patën zero efekt./ Zoom.al

Postime të lidhura