zoom

Të gjitha

13 orë në radhë për të nderuar Mbretëreshën Elizabeth II/ David Beckham shfaqet i përlotur

13 orë në radhë për të nderuar Mbretëreshën Elizabeth II/ David Beckham shfaqet i përlotur

David Beckham është parë i përlotur, teksa i ka dhënë lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elizabeth II. Ai iu bashkua radhës publike për t’i bërë nderimet e fundit Madhërisë së Saj, duke thënë se ishte e rëndësishme për të që të ishte aty.

Beckham iu bashkua figurave të tjera që ishin parë duke pritur për të nderuar këtë javë monarken, duke përfshirë ish-kryeministren, Theresa May.

Mediat e huaja shkruajnë se ish-futbollisti i famshëm qëndroi në radhë për 13 orë. Duke folur për nderimin e Mbretëreshës në fushën e futbollit, Beckham i tha “ITV News”:

“Sa herë që qëndronim aty kur vishnim ato fanella të tre luanëve dhe unë kisha shiritin tim në krah dhe këndonim God Save the Queen, kjo ishte diçka që do të thoshte shumë për ne”.

Duke folur për pritjen në radhë si gjithë të tjerët, ai tha: “Mendova se duke ardhur në orën 2 të mëngjesit do të ishte pak më qetë, e kisha gabim”.

Deri më tani ka pasur jo pak kritika për mënyrën se si figura të tjera, duke filluar nga politikanët e deri te prezantuesit e televizionit, ishin në gjendje të “kapërcenin” radhën e gjatë publike.

Madje, shumë persona lavdëruan Beckham, i cili priti në radhë aq gjatë.

“Më pëlqen që ai e bëri këtë, dhe nuk zgjodhi rrugën e shpejtë,” ishte komentj i dikujt në Twitter.