zoom

Slider

Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet tek Milan, do të ketë një rol të veçantë

Të shtunën, Milani do të luajë në kampionat kundër Udineses, ndërsa tri ditë më vonë PSG mbërrin në “San Siro” për një ndeshje thelbësore për ecurinë e kuqezinjve në Champions League.

Për këtë ndeshje, në tribunat e stadiumit të Milanos pritet edhe Gerry Cardinale. Ndoshta rikthimi i tij në Milano është preludi i një takimi të ri me Zlatan Ibrahimovici pas samiteve të mesit të shtatorit.

Tymi i bardhë afër?

Kjo është raportuar mëngjesin e sotëm nga “La Gazzetta dello Sport”, e cila shpjegon se rikthimi i ish-sulmuesit suedez në Milano duket se po afrohet gjithnjë e më shumë.

Në javët e fundit, kontaktet kanë qenë të vazhdueshme dhe tymi i bardhë mund të jetë i pashmangshëm.

Ndër ata që janë pro rikthimit të tij në klub është sigurisht Stefano Pioli, me të cilin gjiganti suedez ka marrëdhënie të shkëlqyera.

Aksi Pioli-Ibra

Boshti Pioli-Ibra e ktheu “Djallin” drejt suksesit në Itali, prandaj është gati të reformohet. Zlatani do të ketë një rol operacional: në veçanti, do të duhet të jetë në kontakt të ngushtë të përditshëm me ekipin.

Prania e tij në dhomat e zhveshjes do t’u jepte një motivim të ri të gjithë lojtarëve kuqezi, të cilët mund të gjenin së shpejti atë lider që deri para disa muajsh ishte shoku I tyre në fushë. /zoom.al/