Aplikacion
Një zjarr është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në zonën e “Rrugës së Kavajës” në Tirana, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe kalimtarët për shkak të tymit të dendur që mbuloi për disa minuta zonën.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur në pjesën e sipërme të një objekti tregtar, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën ekipet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për të izoluar dhe shuar flakët.
Re të mëdha tymi u përhapën mbi ndërtesat përreth, ndërsa situata është vënë shpejt nën kontroll.
Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe dëmet e shkaktuara nga zjarri./ Zoom.al
Hodhi ujë drejt Ramës, përjashtohet nga seanca Gazment Bardhi
