zoom

Aktualitet

Zjarr te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë bizneset (VIDEO)

Zjarr te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë bizneset (VIDEO)

Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar pasditen e kësaj të premteje në zonën e Ranës së Hedhun, duke shkaktuar alarm për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve drejt sipërfaqeve me pisha dhe bimësi të dendur.

Sipas informacioneve paraprake, terreni i vështirë dhe era kanë favorizuar avancimin e zjarrit, ndërsa ekipet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për izolimin e vatrës. Operacioni po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të dendësisë së bimësisë dhe temperaturave të larta.

Flakët janë afruar pranë disa strukturave akomoduese dhe bizneseve turistike të zonës, çka ka shtuar rrezikun për përhapje të mëtejshme. Deri tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për të shmangur dëme më të mëdha./ Zoom.al

Postime të lidhura