zoom

Lajme

Zbulohen datat, kur do të hapin fushatën elektorale PS dhe PD

Zbulohen datat, kur do të hapin fushatën elektorale PS dhe PD

Pas një jave, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike do të hapin zyrtarisht fushatën elektorale.

Demokratët do të mblidhen më 11 prill, për të nisur “rrugëtimin drejt fitores”, siç thotë Sali Berisha.

“11 prill, ora 19.00 në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores”, shkroi Berisha në postimin e tij, duke ftuar demokratët të marrin pjesë në mitingun elektoral.

Një ditë më vonë, kryeministri Edi Rama do të mbledhë në sheshin “Skënderbej” socialistët. Rama shpjegoi se është zgjedhur data 12 si simbolikë e 12 yjeve të BE, duke qenë se premtimi më i përmendur elektoral nga socialistët është pasaporta europiane.

“12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, shkruan Rama./ Zoom.al

Postime të lidhura