zoom

Lajme

PD ankohet në KQZ për Bashën: Po përdor simbolet tona

PD ankohet në KQZ për Bashën: Po përdor simbolet tona

Partia Demokratike e Shqipërisë ka denoncuar sot sërish publikisht keqpërdorimin e simboleve dhe aseteve të saj digjitale nga partia e Lulzim Bashës, e regjistruar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas PD-së, domaini www.demokratet.al, i cili ka qenë një aset zyrtar i përdorur nga kjo parti gjatë fushatës së vitit 2017, është tashmë në shërbim të subjektit zgjedhor Koalicioni Euroatlantik, duke krijuar konfuzion mes publikut dhe elektoratit. Në këtë faqe përdoret logoja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ndërsa në seksionin “Kryetari” figuron emri i Lulzim Bashës.

Gjithashtu, PD ka denoncuar ndryshimin e emrit të faqes së saj zyrtare në Facebook (www.facebook.com/demokratet.al), e cila ka qenë aktive që nga viti 2009. Pas një vendimi të Gjykatës së Apelit, emri i faqes është ndryshuar disa herë, nga “Partia Demokratike e Shqipërisë” në “Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë” dhe më pas në “Demokratët Euroatlantikë – Partia Demokratike”.

Kjo është hera e dytë që Partia Demokratike i kërkon KQZ-së që të detyrojë Demokratët Euroatlantikë dhe Lulzim Bashën që të heqë logot dhe nënshkrimet e tjera që e lidhin me PD-në, në selinë e tij me qira, pas kërkesës së dorëzuar më 21 mars.

Ankesa e PD në KQZ:

Kjo kërkesë ka të bëjë me aspekte të dezinformimit dhe të keqpërdorimit publik në internet, wesite, rrjetin META (Facebook, Instagram) apo në platforma të tjera online nga disa individë dhe 1 subjekt zgjedhor i regjistruar në zgjedhjet e 11 majit, të simboleve, logove apo emblemave dalluese/identifikuese, apo të ngjashme me ato të Partisë Demokratike, simbole këto të cilat konfondojnë publikun dhe elektoratin, me simbolet të cilat i përdor aktualisht edhe subjekti zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” – PD-ASHM, koalicion zgjedhor i regjistruar për zgjedhjet për Kuvend në 11 maj, i cili udhëhiqet nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Konkretisht, shqetësimi ynë vjen për keqpërdorimet vijuese.

Domanini www.demokratët.al ka qenë aset i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe është përdorur si domain kryesor gjatë fushatës elektorale të PD në zgjedhjet e vitit 2017. Tashmë shërben si domaini kryesor i subjektit zgjedhor Koalicioni Euroatlantik. Në faqen zyrtare të këtij domaini shihet qartë përdorimi i logos së subjektit Partia Demokratike e Shqipërisë. Gjithashtu, nën nënfaqen “Kryetari” shfaqet një përmbajtje me titull: “Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike”, ndërkohë personi Lulzim Basha nuk është kryetar i asnjë subjekti politik, aq më shumë i Partisë Demokratike.

Faqja e Partisë Demokratike në Facebook

Faqja në Facebook me adresë ëëë.facebook.com/demokratet.al ka qenë faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Historiku i kësaj faqeje daton që prej vitit 2009. Pas Gjyqit të Apelit, kësaj faqeje i është ndryshuar emri nga “Partia Demokratike e Shqipërisë” në Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë”, e më pas sërish në “Demokratët Euroatlantikë”-Partia Demokratike.

Postime të lidhura