zoom

Lajme

Berisha i kërkoi debat publik, Rama i refuzon ftesën

Berisha i kërkoi debat publik, Rama i refuzon ftesën

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar ftesën e kreut të PD-së, Sali Berisha për debat publik para zgjedhjeve parlamentare.

Rama u pyet gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit nëse do të bëjë debat publik me opozitën.

Por, kreu i qeverisë ironizoi duke u shprehur se “me kë opozitë, për cilën opozitë, nuk e kuptoj”.

“Me kë opozitë duhet të një debat publik? Unë debatin publik kam vite që e bëj, përditë. Për çfarë debati publik e ke fjalën? Për cilën opozitë? Nuk e kuptoj”, tha Rama.

Kreu i PD-së, Sali Berisha sfidoi Ramën, në një deklaratë pak ditë më parë, që të përballen në një studio televizive për programet elektorale.

Por Berisha u shpreh se Rama po mban “qëndrim prej burracaku dhe frikacaku që nuk guxon të ballafaqohet”.

“Natyrisht unë dënoj me forcën më të madhe mashtrimet e tij që bën, mbylljen e tij totale ndaj medieve, qëndrimin e tij prej burracaku dhe frikacaku që nuk guxon të ballafaqohet në debat para qytetarëve. Një njeri që ka qeverisur 12 vite duhej të ishte 12 herë i gatshëm të dilte para qytetarëve. Dhe bën lojën e klounit. Ka gjetur një Lali Lulin aty dhe e zëvendësoi Lali Erin dhe kjo është paraqitja e tij. Është dizastër. Të vijë në debat televiziv, qoftë edhe për një temë të vetme. Të dalim në debat për integrimin evropian, të vijë. Integrimi i tij evropian është një piramidë madhore mashtrimi”, deklaroi kryedemokrati.

Postime të lidhura