zoom

Lajme

Berisha zbulon skandalin ndërkombëtar: Ramës i anuluan darkën

Berisha zbulon skandalin ndërkombëtar: Ramës i anuluan darkën

Pasi përfundoi vizitën e tij në Këshillin e Europës në Strasburg, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij, Berisha zbardhi një skandal ndërkombëtar. Sipas tij, Këshilli i Europës ka anuluar një darkë zyrtare me kryeministrin Edi Rama sepse ai nuk ishte i denjë, por pa zbuluar më shumë detaje për çfarë takimi bëhej fjalë dhe për arsye më konkrete të anulimit.

“Kësaj here, pas 13 vitesh, unë përsëri aty isha në shtëpinë time dhe pata një pritje shumë miqësore dhe të përzemërt.

Ishte një kënaqësi e madhe që unë dje isha zëri i të gjithë shqiptarëve në atë institucion, zë që ka munguar kaq e kaq vite.

Ishte një kënaqësi e madhe që unë dje isha zëri i të gjithë shqiptarëve në atë institucion, zë që ka munguar kaq e kaq vite.

Por duhet t’u them këtu, ishte një kënaqësi shumë e veçantë, pas të themi pothuajse skandalit ndërkombëtar të Edi Ramës, çka kishte detyruar në një akt të pashembullt me një lider evropian, kishte detyruar drejtuesit e këtij institucioni të anulojnë darkën zyrtare të parashikuar për kryeministrin e Shqipërisë, pasi ai nuk ishte i denjë për këtë darkë.

Nuk ishte i denjë, ia anuluan darkën.

Nuk po ndalem në reagimet e tij pas anulimit të darkës që janë një turp i madh për të mos thënë dhe gjer më shumë.

Por tani po informoj shqiptarët se unë aty isha zëri i tyre, zë që u paraqiti grupeve parlamentare të vërtetat mjerisht pak të njohura mbi regjimin e Edi Ramës, narkoshtetin dhe narkodiktaturën në Shqipëri”, tha Sali Berisha./ Zoom.al

Postime të lidhura