zoom

Lajme

“Zbërthehet” Elton Ilirjani: Më pëlqejnë burrat topolakë dhe me qime në këmbë

“Zbërthehet” Elton Ilirjani: Më pëlqejnë burrat topolakë dhe me qime në këmbë

Biznesmeni dhe modeli i njohur Elton Ilirjani ka dhënë një intervistë pa filtra për meshkujt shqiptarë, preferencat e tij dhe përjetimet e fundit në plazh.

Në “Pushime on Top” ai u pyet nga moderatorja Lei Kraja se si i duken djemtë shqiptarë këtë verë. Elton Ilirjani u shpreh:

“Kanë ndryshuar! E duan të bukurën, vëmendjen dhe protagonizmin. Hapin këmbët, hapin krahët, ngrenë supin, është ai shikimi që thotë: do të shqyej.”

Ai shtoi se përballet shpesh me vështrime provokuese, edhe pse jo gjithmonë dashamirëse.

“Sot në plazh më bëri përshtypje që mirë që më shohin dhe thonë “ky gej”, po fryhen si me pa vajzë… është ai qëndrimi që tregon dominim, si për të thënë: Ky është territori im. Po unë i kujt isha, i atij?”- tha ai.

Ndërsa për llojin e burrit që i pëlqen, Ilirjani nuk i kurseu detajet.

“Më pëlqejnë shumë burrat dhe djemtë, sidomos ata pak topolakë. Me bark jashtë, me varëse të trashë, qethje të përgjithshme… Dua që të mos përdorin shumë parfum. Të jetë mbi 1.75, por jo më i gjatë se 1.85. Me këmbë dhe krahë të trasha, qime në këmbë, dhe sqetulla të padepiluara. Më josh!”- tregoi Elton Ilirjani./ Zoom.al

Postime të lidhura