zoom

Të gjitha

Zbathur dhe jashtë kontrollit! Çfarë po ndodh me modelen

Zbathur dhe jashtë kontrollit! Çfarë po ndodh me modelen

Cara Delevingne ka ngjallur frikë për shëndetin e saj, pasi u shfaq në një gjendje të rënduar, kur mbërriti në aeroportin Van Nuys në Los Angeles, të hënën.

“Daily Mail” ka publikuar fotografi dhe video që e tregojnë 30-vjeçaren më rrethin e syve të errët, teksa pi cigare dhe nuk mban veshur këpucë.

E reja dukej mjaft e shqetësuar dhe aspak nën kontrollin e vetes.

Burimet për median britanike janë shprehur se vajza e kopertinës dukej e paaftë që të kontrollonte lëvizjet e trupit të saj. Delevingne shihet teksa flet në telefon, duke u përkulur, duke ecur përreth, duke luajtur me një qen.

Modelja e famshme mbërriti në aeroport së bashku me asistenten e saj rreth mesditës me kohën lokale. Ajo kishte veshur një bluzë të Britney Spears, tuta të zeza me shirita të gjelbër, të verdhë dhe të kuq, çorape të verdha dhe pa këpucë.