Aplikacion
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në Vlorë ku u lëshuan 7 urdhërarreste, mes të cilëve Ines Hajrullai, i njohur për autoritetet.
Sipas informacioneve, aksioni është zhvilluar pas zbardhjes së vrasjes së Gentjan Qarrit, krim i ndodhur në vitin 2021.
Lidhur me vrasjen, mësohet se SPAK ka lëshuar urdhër arreste për Ines e Ervis Hajrullahin, si edhe për Ervis Matodashaj.
Gjithashtu është lëshuar një mase e re sigurie për trafik droge ndaj Flodian Plakut, i arrestuar më herët për vrasjen e Gentian Bejtjas në Larushkë.
Ndërkohë dy prej tyre rezultojnë të arrestuar më herët në Itali, ndërsa një tjetër është ndaluar në Janinë.
Vrasja e Gentian Qarrit
Gentian Qarrit u ekzekutua mbrëmjen e 6 shkurtit 2021, 3 vite pasi ishte kthyer në Vlorë pas një dënimi në Itali me 11 vite burgim për akuzën e trafikut të drogës.
Ndaj tij u qëllua me automatik nga brenda një automjeti tip Toyota Yaris, që ishte në lëvizje.
Autorët pritur për rreth 10 minuta në rrugë, derisa ai të dalë nga ambientet e një gomisterie aty pranë, dhe të shkojë në lokal.
Pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria e Vlorës, tregojnë se “Toyota Yaris”, ku qëndronin autorët ka lëvizur pak para se të qëllonin me armë.
Pranë ka kaluar një makinë policie, ndaj ata janë detyruar të largohen për tu rikthyer brenda pak çastesh, duke pritur që të dilte objektivi i tyre, Gentian Qarri ose siç thirrej ndryshe në Vlorë me nofkën “Gëçe”. Ndaj tij është qëlluar me 20 plumba 6 prej të cilëve në trup.