zoom

Aktualitet

SPAK e RENEA, operacion në Vlorë, goditet grupi i të fortit Inez Hajrulla

SPAK e RENEA, operacion në Vlorë, goditet grupi i të fortit Inez Hajrulla

SPAK, BKH, RENEA dhe FNSH kanë mësyrë që në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës dhe kanë goditur një prej grupeve me të rrezikshme kriminale, që drejtohet nga Inez Hajrulla.

Zoom.al mëson se janë lëshuar 7 urdhër arreste në Shqipëri, Itali e Greqi për një vrasje. Bëhet fjalë për ekzekutimin e shtetasit Gentjan Qarrit, të njohur me nofkë “Gëçja”, më 6 shkurt 2021.

Qarri u qëllua sapo doli nga shtëpia e tij nga dy persona të maskuar, të cilët e dogjën makinën e përdorur në atentat, në pyllin e sodës.

Ai kishte vuajtur dënimin me 11 vjet burg në Itali për trafik droge.

Zoom.al mëson se 2 persona janë arrestuar në Itali, 1 në Greqi dhe 2 në Shqipëri.
Në kërkim është shpallur Inez Hajrulla, një emër i njjohur për policinë.

Ai u ka shpëtuar deri tani 2 atentateve, ndërsa është hetuar edhe për zhdukjen e Ervis Martinajt si person që ka pasur kontakte me të.

ATENTATI NË VITIN 2017

Ky atentat u krye me lëndë eksplozive në automjetin e tij, ku humbi një këmbë. Atentati ndodhi një prej lokaleve, që në Vlorë njihet si vendi që frekuentohej nga Edison Harizaj, një prej të fortëve të Vlorës, i vrarë në Durrës. Hajrulla dyshohet se është pjesë e grupit të Harizajt. Në atë kohë ai ishte 26 vjeç. Ai është djali i një biznesmeni të njohur në qytetin bregdetar dhe njihet si person me rrezikshmëri.

I riu është dënuar dy herë. Në shkurt 2018, Hajrulla ka marrë një dënim me 2 vite heqje lirie për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Dënimi kishte lidhje pikërisht me armën që iu gjet gjatë atentatit me eksploziv, të ndodhur në nëntor të 2017, por ky dënim u pezullua duke e lënë të riun në shërbim prove. Gjithashtu, në fund të vitit u dënua me 8 muaj për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Inez Hajrulla është person i marrë në hetim për zhdukjen e Elvis Troqes në Vlorë, në korrik 2017. Përfshirja e tij në këtë çështje erdhi pasi një nga dëshmitarët, që është personi i fundit që ka takuar 25-vjeçarin Troqe, ka deklaruar për hetuesit se Elvisi ishte larguar nga lokali ku po qëndronin, duke i thënë se do të takonte një shok me emrin Ini, që dyshohet se i referohet pikërisht Inez Hajrullës, pasi në Vlorë njihet si “Ini i Çones”. Përveç zhdukjes së 25-vjeçarit, Hajrulla dyshohet se është përshirë dhe në ngjarje të tjera kriminale, të cilat janë ende të pazbardhura.

ATENTATI NË VITIN 2019

Hajrulla po qëndronte në në një kafene në kompleksin “Oslo” në zonën e Lungomares, në shoqërinë e dy personave të tjerë, kur papritur nga dy makina janë lëshuar breshëri automatiku.

Qitësit me sa duket kanë qenë amatorë, pasi asnjë nga plumbat nuk ka kapur objektivin, por është plagosur krejt rastësisht një punonjës i bashkisë së Vlorës i quajtur Dajko Cenodemaj, 58 vjeç, i cili po pinte kafe me tre miq të tij.

Autorët u larguan duke i djegur dy makinat në zonës e Babicës, njëra prej të cilëve Land Rover, që nga hetimet rezultoi të ishte me targa të vjedhura ku dhe janë sekuestruar dy automatikë të djegur.

Postime të lidhura