Aplikacion
Publikohet fotoja e Ervis Matodashajt, i njohur me nofkën “Çoke qorri”, i cili konsiderohet si bashkëpunëtor i ngushtë i Inez Hajrulla.
Matodashaj dhe Hajrulla janë në hetim nga struktura e SPAK dhe kanë qenë në fokus të disa operacioneve policore të zhvilluara në Vlorë gjatë viteve të fundit.
Autoritetet dyshojnë se të dy kanë qenë objektiv i disa atentateve të organizuara në periudha të ndryshme, përfshirë incidente në 2017, 2019 dhe 2023, të cilat përfshijnë sulme të armatosura dhe tentativa eliminimi.
Në një prej ngjarjeve të vitit 2019, dy personat ndodheshin së bashku në një lokal në zonën e njohur si “7 pallatet”, kur u raportua një sulm me armë zjarri, nga i cili mbeti i plagosur një qytetar i rastësishëm.
Në vitin 2023, Policia e Vlorës parandaloi një tjetër atentat të dyshuar ndaj tyre, duke arrestuar një person të armatosur me pajisje të gatshme për sulm, sipas hetimeve të mëvonshme.
Ndërkohë, Hajrulla dhe Matodashaj janë të dyshuar për përfshirje në dy vrasje të rënda të ndodhura në Vlora gjatë vitit 2021.
Ngjarja e parë i përket datës 6 shkurt, kur u ekzekutua Gentian Qarri. Sipas hetimeve paraprake, kjo vrasje dyshohet të ketë qenë një akt hakmarrjeje. Mendohet se shënjestra fillestare ka qenë Fatmir Hyseni, i njohur si “Doqja”, për të cilin dyshohej për përfshirje në vrasjen e Edison Faqedjegurit. Në pamundësi për ta arritur atë, autorët dyshohet se goditën kushëririn e tij, Gentian Qarri, menjëherë pasi doli nga banesa.
Ngjarja e dytë ndodhi më 10 maj të po atij viti, ku u vra Bledar Birçaj. Sipas dyshimeve, kjo vrasje lidhet me zhdukjen e një sasie kokaine në Spanjë, vend nga i cili Birçaj ishte kthyer pak kohë më parë. Ai u ekzekutua në rrugën “Hajro Çakërri”, teksa po lëvizte me automjetin e tij tip BMW X5.
Zoom.al/