Aplikacion
Zbardhet ngjarja e Shkodrës, ku u raportua për një konflikt mes dy personave, një prej të cilëve po kërcënonte me armë zjarei.
Sipas policisë, në konflikt u përfshinë dy fqinj, të cilët po debatonin për motive të dobëta.
Një prej tyre, një 41-vjeçar, ka qëlluar me pistoletë në tokë, për të kërcënuar fqinjin e tij.
Pas ngjarjes, policia arrestoi 41-vjeçarin dhe pritet të merret në pyetje për të zbardhur më shumë detaje.
Njoftimi i policisë
Kanosi fqinjin e tij, duke qëlluar me armë zjarri pistoletë, në fshatin Dobraç, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Dobraç, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri, fqinjin e tij, kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. J., 41 vjeç, banues në Dobraç.
Nga veprimet e para proceduriale dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi S. J. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin A. K.
Materialet procedurale do t’i kaloj ë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit kallëzohet në polici për kanosjen e zyrtares së lartë