zoom

Aktualitet

Zbardhet dëshmia e ish-ortakut të Mondi Mëhallës: Më tha do të…

Zbardhet dëshmia e ish-ortakut të Mondi Mëhallës: Më tha do të…

Zbardhet një pjesë e dëshmisë së Xhino Agos, ish-ortakut të biznesmenit Mondi Mëhalla, i cili u arrestua pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan.

Sipas dosjes hetimore, Ago ka treguar se mëngjesin e ditës së ngjarjes ka dalë nga banesa rreth orës 09:00 dhe është drejtuar drejt qytetit me një automjet Hyundai që, sipas tij, është në pronësi të një shoku të quajtur Nazif Bajrami. Ai thotë se ka shkuar tek zyrat e firmës së taksive që administron, të vendosura pranë një karburanti.

Në dëshminë e tij, Ago pohon se në vendin e punës është takuar me Mondi Mëhallën dhe se kanë konsumuar kafe në lokalin e karburantit. Ai shton se të dy kanë qëndruar bashkë deri rreth mesditës, duke lëvizur në zonën e magazinës së biznesit.

Pas orës 13:00, Ago tregon se është kthyer në shtëpi me makinën e tij, ndërsa Mëhalla është nisur me “Range Rover”-in, duke i thënë se do të shkonte në Kavajë për drekë me familjen. Rreth orës 15:45, sipas Agos, ata kanë komunikuar me video në WhatsApp dhe kanë rënë dakord të takoheshin sërish tek karburanti për t’u nisur drejt Tiranës.

Ai ka shtuar se kishte planifikuar të merrte me vete edhe kunatin e tij, Urim Topuzin, i cili do të ndihmonte për vendosjen e disa llambave në magazinë./ Zoom.al

Pjesë nga dëshmia:

Rreth orës 9 të mëngjesit kam dalë nga shtëpia ime dhe me automjetin e markës Hyundai me traga AB 516, automjeti është në emër të kompanisë së një shoku tim, i cili quhet Nazif Bajrami.

Rruga që kam ndjekur është në drejtim të qytetit te Elbasanit dhe kam shkuar tek zyrat e taksive, pasi unë jam administratore i “** Taksi”, zyrat e të cilave i kam tek karburati ‘’Xh*** OIL.

Më pas kemi dalë në këmbë dhe kemi lëvizur për qark karburantit ku ndodhet magazina dhe kemi ndenjur deri në orën 13:00, ku gjatë kësaj kohe unë kam qenë vetëm me Mondin. Më pas unë me mjetin e përshkruar më lart jam larguar në të njëjtën rrugë për në banesën time, ndërsa Mondi mori “Range”-in dhe më tha se do të iki për Kavajë për drekë me të shtëpisë.

Mondi më tha se tani do te kthehem nga Kavaja dhe për 20 minuta rreth orës 15:45 jam në Elbasan. Pas kësaj bisede kemi folur me video në WhatsApp ku i thash Mondit a do të vish me mua në Tiranë, që të çojmë Fatlinda Istrefin në Tiranë, që e njihte dhe Mondi, dhe Mondi më tha Ok do të ikim bashkë dhe do të takohem tek karburanti, pasi unë do i dërgoja dhe kunatin tim Urim Topuzin, i cili do t’i vendoste disa llamba tek magazina e tij, pasi Urimi ishte në shtëpinë e tij.

Postime të lidhura