zoom

Lajme

Zbardhen porositë e Ramës për deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë

Zbardhen porositë e Ramës për deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të mazhorancës që të jenë të pranishëm në terren dhe të angazhohen drejtpërdrejt me qytetarët për të identifikuar problematikat që ata përballen në përditshmëri.

Burime nga mbledhja e zhvilluar pasditen e kësaj të enjteje në kryeqytet bëjnë me dije se Rama ka vendosur një afat prej dy javësh për këtë proces, pas së cilës do të organizohet një tjetër takim ku do të shqyrtohen të gjitha çështjet e mbledhura.

Në takim morën pjesë deputetët aktualë, si dhe ata që dolën fitues apo jo-fitues në zgjedhjet e 11 majit, së bashku me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe administratorët e njësive administrative.

Fokusi kryesor i diskutimeve ishte menaxhimi i hapësirave publike, një temë që pritet të trajtohet me prioritet nga strukturat vendimmarrëse lokale dhe qendrore. Kryeministri kërkoi që çdo deputet të raportojë konkretisht problematikat që ndesh në zonat që mbulon, duke synuar një qasje më të drejtpërdrejtë ndaj nevojave të komunitetit.

Burimet theksojnë gjithashtu se nuk është diskutuar çështja e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë./ Zoom.al

Postime të lidhura