zoom

Aktualitet

Vrau kamarierin tek “Fish City”, Apeli “vulos” dënimin me 17 vite burg për Erjon Lapushin! Në arrati prej 5 vitesh

Vrau kamarierin tek “Fish City”, Apeli “vulos” dënimin me 17 vite burg për Erjon Lapushin! Në arrati prej 5 vitesh

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi dënimin me 17 vite burg për Erjon Llapushin, i akuzuar për vrasjen e kamarierit Gazmend Kumaraku në ambientet e restorantit “Fish City”.

Vendimi konfirmon dënimin e dhënë më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan për ngjarjen e rëndë të ndodhur në vitin 2021.

Pavarësisht vendimit të formës së prerë, Llapushi vijon të jetë në arrati. Që prej vitit 2021, ai është shpallur në kërkim, ndërsa Policia e Korçës dhe forcat RENEA kanë zhvilluar disa operacione për lokalizimin dhe arrestimin e tij, por deri më tani ai ka mundur t’u shmanget autoriteteve.

Ngjarja, e cila tronditi opinionin publik, ndodhi në restorantin “Fish City”, ku Gazmend Kumaraku humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri. Hetimet çuan në identifikimin e Erjon Llapushit si autor të dyshuar të krimit, ndërsa ai vazhdon të mos jetë arrestuar.