zoom

Aktualitet

Vrasje m*kabre/ 25-vjeçarja mbyt 3 foshnjat e saj

Vrasje m*kabre/ 25-vjeçarja mbyt 3 foshnjat e saj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një vajzë 25-vjeçare është arrestuar pasi dyshohet se ka mbytur tre foshnjat e saj dhe më pas i ka fshehur trupat në dollap.

Sipas mediave italiane, rasti u zbulua në korrik të vitit 2024, kur nëna e të resë, e shqetësuar nga era e rëndë që vinte nga dhoma e vajzës, gjeti dy trupa të foshnjave të mbështjellë me batanije në një dollap. Ajo njoftoi menjëherë policinë, e cila nisi hetimet.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë treguar se gruaja ishte vetëm në banesë midis orës 19:00 dhe 20:30, periudhë gjatë së cilës dyshohet se ka ndodhur lindja dhe mbytja e fëmijëve. Hetuesit zbuluan gjithashtu se pas një gjakderdhjeje të rëndë, ajo ishte paraqitur në Poliklinikën e Mesinës, ku analizat biologjike konfirmuan se foshnjat kishin lindur të gjalla dhe vdekja e tyre ishte shkaktuar nga mbytja me qëllim.

Gjatë marrjes në pyetje, 25-vjeçarja mohoi të kishte qenë shtatzënë, megjithëse shenjat fizike dhe provat mjekësore e kundërshtojnë këtë version. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se në vitin 2022, ajo kishte pasur një tjetër shtatzëni të padëshiruar, për të cilën dyshohet se ka ndodhur një ngjarje e ngjashme.

Ndaj saj është vendosur masa arrest shtëpie, ndërsa i dashuri i saj është nën hetim për ndihmë dhe nxitje në kryerjen e krimit./ Zoom.al

Postime të lidhura