zoom

Aktualitet

Ngjarje e rëndë/ I moshuari vret gruan dhe më pas hidhet nga kati i tretë i pallatit

Ngjarje e rëndë/ I moshuari vret gruan dhe më pas hidhet nga kati i tretë i pallatit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Mirandolës, Itali, ku një burrë 86-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij 89-vjeçare dhe më pas është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku jetonin.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, gruaja vuante prej kohësh nga demenca, ndërsa dyshohet se bashkëshorti i saj e ka mbytur përpara se të kryente vetëvrasje.

Banorët e zonës kanë raportuar zhurma dhe britma dhe kanë njoftuar autoritetet.

Në momentin kur mbërritën, policët gjetën trupin e burrit poshtë pallatit dhe, më pas, trupin e gruas brenda në apartament.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe motivet, duke marrë në konsideratë faktin se burri mund të ketë vrarë gruan për shkak të problemeve shëndetësore dhe gjendjes së rënduar psikologjike ku ndodhej.

Prokuroria ka urdhëruar autopsinë për të dy trupat dhe po analizon të gjitha rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjik./ Zoom.al

Postime të lidhura