Aplikacion
Policia e Shtetit konfirmon se autoritet britanike kanë lokalizuar dhe arrestuar në Londër shtetasen britanike Harriet Bridgeman. Ajo ka patur rolin e vëzhgueses dhe informatores në vrasjen e Nikulajt. Bridgeman u vu në pranga me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Më herët u konfirmua dhe arrestimi i Edmond Haxhiajt, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan. I pari ka qenë në rolin e porositësiot dhe financuesit të krimit, ndërsa dy të tjerët në rolin e vëzhguesit dhe informatoritz
Policia e Shtetit njofton se vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen. Bëhet fjalë për ekzekutorin, shtetasin portugez Ruben Saraiva dhe shtetasin britanik Harry Simson./ Zoom.al
Lindita Nikolla hap tender 45 mijë euro për të rregulluar 3 Mercedezë të prishur të qeverisë