zoom

Aktualitet

Vrasja e Martin Canit, Luis Meçja përgënjeshtron policinë: Ishin 2 autorë, ndihem i trembur

Luis Meçja ka përgënjeshtuar deklaratën e Policisë së Shtetit dhe Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha se në vrasjen e Martin Canit ishte vetëm 1 autor.

I mitur ka deklaruar se ishin 2 persona që goditën me thikë dhe se ndihet i trembur pas ngjarjes shokuese, ku shoku i tij i ngushtë, 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën nga plagët që mori në zemër.

“Po unë i qëndroj akoma deklaratës që kam dhënë deri në fund”, theksoi Luisi për TCH, referuar numri të autorëve në ngjarje.

I mituri u shpreh se autorin e dyshuar nuk e njihte dhe se ishte thjesht në mbrojtje të Martinit.

Pjesë nga intervista:

Si je?

I mituri L.M: Më mirë jam.

Je më mirë, plagët janë duke u mbyllur…

I mituri L.M: Plagët janë duke u mbyllur. Me kalimin e kohës besoj do të bëhem akoma më mirë.

Po në aspektin psikologjik a je i qetë pas asaj që ndodhi?

I mituri L.M: Me atë që kam parë…ndihem pak i trembur por besoj se do të kaloj edhe kjo.

A të ka ndihmuar kujdesi i të gjithëve dhe mjekëve për ta kaluar këtë gjendje

I mituri L.M: Po dua të falënderoj të gjithë shqiptarët për kontributin dhe mbështetjen që më kanë dhënë si dhe mjekët që më kanë shpëtuar jetën.

Ti je personi kryesor që ka ndikuar në zbardhjen e ngjarjes. Ju keni thënë që ka qenë një autor i dytë apo jo, në momentin e ngjarjes? Mund të na e përshkruash se çfarë ndodhi?

I mituri L.M: Nuk besoj se do flas më tepër për këtë sepse deklaratën e kam dhënë aty ku duhet….por se di a më lejohet apo jo.

I mituri L.M: Dua t’i jap një mesazh të gjithëve që nuk është e mirë të ziheni sepse sherri sjell shumë pasoja.

Me Marion keni pasur njohje të mëparshme?

I mituri L.M: Jo.

Ishit në klasa paralele?

I mituri L.M:Jo. Nuk e njihja si person.

Ti ishe thjesht në ndihmë të Martinit?

I mituri L.M: Po isha thjesht në mbrojtje të Martinit.

Keni thënë se kanë qenë dy persona me thika në vendngjarje. I qëndron këtij versioni?

I mituri L.M: Po unë i qëndroj akoma deklaratës që kam dhënë deri në fund.

Pra ti ke parë dy armë…dy thika të ndryshme në vendngjarje dhe dy persona që i kanë mbajtur.

I mituri L.M: Po.

Po mbas mbarimit të sherrit, çfarë ka ndodhur? E mban mend si jeni shpërndarë?

I mituri L.M: Mua më ndihmoi kushëriri, Marsidi. Ka qenë tek 9 Katëshet dhe pastaj s’mbaj mend gjë se kam qenë në gjendje të fikti.