zoom

Aktualitet

“Nuk kemi ardhur këtu të dëgjojmë p*rdhët e këtyre” – Acarohet Nard Ndoka, ikën nga studioja

Kreu i PDK, Nard Ndoka u përplas ashpër me gazetarin Anri Bala.

Ata ishin të ftuar në “News 24” për të diskutuar për lirimin e Sali Berishës, por pikëpamjet e ndryshme detyruan Nard Ndokën të braktisë studion.

Sipas gazetarit Anri Bala, Edi Rama kërkon që lideri i opozitës të ishte jashtë, ndërsa u shpreh se PD për të arritur qeverinë teknike kërkon aleancë te kryeministri.

Ndoka në ndërhyrjen e tij tha me ironi se edhe Ilir Metën, Edi Rama e do jashtë, edhe pse e mori zvarrë në rrugë.

“Po na e shet Edi Ramën sikur të jetë Zoti. Kush ia la atij qeverisjen, Kristaqi”, tha Ndoka, duke shtuar “ky është debat folklorik”.

“Po si qenka debat folklorik ky, ai ka mandatet në Parlament”, tha Bala.

“Ky është debat kot, çfarë të flasim me këto, më mirë ta mbyllim emisionin”, tha Ndoka, duke u larguar nga studion e News24.

Në largim e sipër, kreu i PDK-së tha se “nuk kemi ardhur këtu të dëgjojmë pordhët e këtyre, muhabete kot”.

Postime të lidhura