zoom

Aktualitet

“O në burg, o në varr”/ Si e thuri planin Suel Çela për të vrarë Ardjan Çapjan

Zbardhen bisedat mes Suel Çelës dhe snajperistit që ai kishte pajtuar për të ekzekutuar Ardjan Çapjan.

Snajperisti Prekë Kodra i gjuajti Çapjas nga distanca e Kodrës së Krastës më 8 qershor 2020, por dështoi ta vriste atë sepse Çapja mori vetëm një plumb poshtë shpatullës.

Pasi i shpreh idinjatën për dështimin, Prekë Kodra i tregon Suel Çelës me mesazhe se Bajrat e Shkodrës e kishin pajtuar për një punë.

Por Suel Çela e paralajmëron të mos ngatërrohet me Bajrat.

“Mos u përzi me ta, me Bajrat je o në burg, o në varr”, i shkruan Suel Çela, Prekë Kodrës, sipas SPAK.

Nga hetimet e SPAK, rezulton se Suel Çela është përgatitur dhe ka vëzhguar Ardjan Çapjan për 2 vite, për shkak se ai lëvizte nën masa të rrepta sigurie dhe dilte rrallë nga shtëpia.

Madje ai ka vendosur edhe kamera statike në qytetin e Elbasanit për të monitoruar lëvizjet e rivalit.

Postime të lidhura