zoom

Aktualitet

Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, gykata liron dy të arrestuarit

Janë liruar nga burgu autori i dyshuar i vrasjes së ish-deputetit Pashko Ujka, shtetasi Kristjan Kelmendi dhe bashkëpunëtori i dyshuar i tij, shtetasi Marjan Kola.

Në vendimin e sotëm, gjykata e shkallës së parë në Shkodër ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për këta dy shtetas.

Ky vendim erdhi prej një provë të re, pikërisht një videoje, ku përmes së cilës pretendohet se autori i dyshuar i vrasjes së ish-deputetit dhe bashkëpunëtori i dyshuar ditën e ngjarjes kanë qenë në Kosovë.

Pas kësaj videoje që është marrë si provë, gjykata vendosi t’i lirojë duke lehtësuar masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi më 29 nëntor në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, kur 64-vjeçari po lëvizte më këmbë me bashkëshorten e tij. Dyshohet se Ujka është qëlluar me silenciator. Në dëshminë e saj, bashkëshortja ka thënë se ai ra menjëherë në tokë.

64-vjeçari mori një plagë në shtyllën kurrizore. Ai ndërroi jetë në spital, pasi ishte futur në sallën e operacionit.