zoom

Aktualitet

Gjykata “mbyll” në burg autorët e dyshuar të vrasjes së Pashko Ujkës, kërkohen pamjet filmike

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor për dy të arrestuarit e dyshuar si autorë të vrajes së Pashko Ujkës tre ditë më parë. Bëhet fjalë Kristian Kelmendin dhe Marian Kolën, të cilët u ndaluan dy ditë më parë, ndërsa më vonë iu komunikua edhe arrestimi. Të dy ata do të duhet të qendrojnë në qeli deri sa prokuroria të mbyllë dosjen hetimore dhe ta dërgojë për gjykim, e cila do të vendosë për fatin e mëtejshëm të tyre. Ndërkohë, avokatët e të arrestuarve kanë pretenduar pafajësinë e tyre duke theksuar se në momentin e vrasjes dy të akuzuarit kanë qenë në Kosovë. Në lidhje me shenjat e barutit të gjetur në duart e Kristian Kelmendit, avokatët janë shprehur se gjatë asaj dite ata kanë qenë në një polygon qitjeje në Kosovë ku edhe kanë qëlluar me armë. Për këtë shkak ata kanë kërkuar edhe verifikimin e pamjeve filmike nga poligoni në fjalë. Pashko Ujka u akzekutua me armë me silanciator tre ditë më parë dhe policia dyshon se ngjarja ndodhi pas një konflikti për çështje pronësie mes tij dhe dy të të akuzuarve.

Gjyqtarja Izabela Radovani ka dhënë afat deri me 3 janar duke kërkuar ti vihen në dispozicion kamerat e doganës, poligonit të qitjes në Prishtinë dhe përgjigjet e laboratorit kriminalistik për gjurmët e barutit. Kristian Kelmendi ka deklaruar në gjykate se njihej me familjen e Pashko Ujkës dhe kishte pasur shoqëri me të birin. Vërtet ato kishin konflikt për një apartament të marrë me negocim 11 vite më parë por  nuk ishte autor i kësaj ngjarje. Ai tha se edhe rrobat e blera në njësi tregtare dhe faturat e gjetura ne makine diten e arrestimit ne Morine pas kthimit nga Kosova faktojnë se i ai për dy dite me rradhë ka qëndruar në Kosovë , përfshi datën kur ngjarja ka ndodhur.

Në 2018 është bërë diskutimi i fundit për apartamentin por sipas Kristianit ai nuk kishte menduar kurrë të vriste Pashkon.  Madje para ngjarjes ai ka tentuar të shkoj në Angli por është kapur ne Francë dhe ka marrë deport.

“Ndaj në këto kushte ku nuk mundesha as të ikja as të fshihesha, nuk do kisha bërë kurrë plane për këtë atentat” ka thene Kristian Kelmendi para gjykatës.