zoom

Aktualitet

Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, Gjykata e Shkodrës jep masën për dy të arrestuarit

Është dhënë masa e sigurisë për Kristjan Kelmendin dhe Marjan Kolen, të arrestuarit e dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka.

Gjykata e Shkodrës ka vendosur arrest me burg për dy të arrestuarit.

Është lënë me afat deri me 3 janar, kohë kur do merren kamerat e një poligoni qitjeje në Kosovë.

Të arrestuarit kanë mohuar vrasjen sepse pretendojnë se kanë qenë në Kosovë të dy ditën e vrasjes së ish-deputetit dhe se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen.