Aplikacion
Prokuroria e Tiranës ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 6 tetor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri nga Elvis Shkambi, 30 vjeç.
Nga hetimet e para, organi i akuzës ka ngritur katër akuza kryesore ndaj personave të përfshirë në ngjarje:
Sipas Prokurorisë, ngjarja ndodhi rreth orës 15:35 të datës 6 tetor 2025, gjatë seancës gjyqësore për një çështje pronësie.
Pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit Kalaja, duke e lënë të vdekur në vend.
Më pas, ai ka qëlluar edhe ndaj palës tjetër në proces, Ragip Kurtaj dhe djalit të tij, të cilët u plagosën, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Prokuroria bën të ditur se nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë është konstatuar se autori dhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, kanë kaluar skanerin e kontrollit, por pajisja ka sinjalizuar me dritë të kuqe për prezencë metalesh. Megjithatë, punonjësi i sigurisë, B.K., nuk ka ndërhyrë për kontroll fizik, duke lejuar që arma të futej në ambientet e gjykatës.
Pas ngjarjes, autori është kapur në flagrancë nga policia në oborrin e gjykatës dhe është arrestuar menjëherë. Arma e krimit është sekuestruar si provë materiale.
Nga hetimet, ka dyshime se xhaxhai Gjon Shkambj ka pasur dijeni për planin dhe ka qenë nxitës i veprimeve të nipit, pasi më herët kishte bërë kërcënime publike për çështjen./ Zoom.al