Aplikacion
Pas ngjarjes tragjike ku gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, u qëllua për vdekje brenda sallës së gjyqit, avokati i autorit, Kujtim Ibra, ka dhënë detaje të reja rreth procedurave ligjore dhe gjendjes së të akuzuarit, Elvis Shkambi, 30 vjeç.
Avokati Ibra bëri të ditur për “Breaking” në Top News se ka vendosur të marrë në dorë çështjen për shkak të njohjes familjare me të riun.
Një nga kërkesat e para të tij ka qenë ekspertimi mjeko-ligjor për shëndetin mendor të Shkambit.
“Si shkak i njohjes familjare, mora çështjen. Kërkojmë ekspertimin mjeko-ligjor të Shkambit për shëndetin e tij mendor. Shfaqi pendesë, ka kërkuar falje për gjyqtarin dhe për dy të plagosurit”, deklaroi avokati./ Zoom.al