zoom

Aktualitet

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Zbulohen lëvizjet e Ilir Beqarajt në ditën që u ekzekutua ish-polici

Zbulohet roli që kishte në ditën e vrasjes së Gentjan Bejtjas një prej të arrestuarve për këtë ngjarje, Ilir Beqaraj.

Ky i fundit, sipas burimeve, më 15 mars ishte porositur të kujdesej për arratisjen e autorëve me makinë, pasi të kryenin krimin.

Ilir Beqaraj, që ndryshe njihet edhe me mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, mbërriti në fshatin Hasanaj, aty ku autorët dogjën fuoristradën e bardhë pasi ekzekutuan Gentjan Bejtjan, me mjetin tip “Golf” vetëm pak minuta pas ngjarjes.

Ai mori në mjetin “Golf” autorët nga fshati Hasanaj dhe i nisi në drejtim të Bubqit.

Makina aktualisht ndodhet në laborator për të zbuluar nëse ka apo jo gjurmë që mund të ndihmojnë hetuesit për të zbuluar identitetin e atentatorëve të tjerë.

Së bashku me Ilir Beqarajn, policia arrestoi një ditë më parë edhe Edison Haxhiun, por roli i këtij të fundit nuk është zbardhur ende nga grupi hetimor./ Zoom.al