Aplikacion
Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, teksa hetimet vijojnë dhe ka dy autorë të dyshuar dhe të shpallur në kërkim.
Nimani është qëlluar në rrugë, teksa ishte duke dalë nga një restorant. Dy autorët, e identifikuar si Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt janë shpallur në kërkim.
Sipas medias gjermanë Presseportal, Prokuroria publike e Bielefeldit dhe policia po i kërkojnë ndihmë qytetarëve që të gjejnë dy 33-vjeçarët të dyshuar për vrasjen e boksierit kosovar, Besar Nimani.
“Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt dyshohet se kanë qëlluar në rrugë një 38-vjeçar nga Bielefeld të shtunën, 9 mars 2024”, shkruan “Presseportal”.
Motivet dhe rrethanat e krimit të rëndë mbeten ende të paqarta. /ZOOM.AL/

