zoom

Aktualitet

Vrasja e Ardit Spahiut/ Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan

Vrasja e Ardit Spahiut/ Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan

Gjykata e Krimeve të Rënda e Brukselit, ka dënuar, bosin e mafies shqiptare, Franc Çopja, i njohur edhe si Franc Gergely, me 25 vjet burgpër vrasjen e Ardit Spahiut më 27 nëntor 2020 në Sint-Jans-Molenbeek.

Sipas gjykatës, Franc Çopja kishte urdhëruar vrasjen nga Dubai.

Një tjetër bashkëpunëtor, Mikael Qosja, u dënua me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tij në krim. Gjykata vendosi se nuk kishte rrethana lehtësuese. Edhe ekzekutori i vrasjes, Flobenc Mecja, mori dënim me burgim të përjetshëm.

Përveç tyre, Elton Roci u dënua me 20 vjet burg, Elvis Murataj me 8 vjet, dhe Eljo Bitri me 5 vjet burg. Ky i fundit ka bashkëpunuar me drejtësinë që nga nëntori i 2023 dhe është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Sipas gjykatës, dënimi më i lehtë i Bitrit i dedikohet pendesës, dëshirës për të nisur një faqe të re dhe pranimive të fajësisë gjatë hetimeve.

Procesi për vrasjen e Ardit Spahiut nisi gjashtë javë më parë dhe tani është zhvendosur në pallatin ‘Justitia’ në Haren.

Franc Çopja, i dyshuari kryesor në këtë proces, u shpall fajtor të premten për urdhërimin e vrasjes së Spahiut, një plan që u përgatit muaj me radhë. Spahiu, 38 vjeç, u vra më 27 nëntor 2020 në Sint-Jans-Molenbeek. Ai ishte një rival i gangsterëve Franc Çopja dhe Mikael Qosja, dhe u qëllua me nëntë plumba në shpinë dhe kokë.

Postime të lidhura