Aplikacion
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i është përgjigjur kreut të demokratëve Sali Berisha i cili e akuzoi Shehajn se kishte vjedhur databazën e PD-së.
Përmes një video në rrjetet sociale, Shehaj thotë se databazën e ka krijuar ai dhe ia ka va vënë në dispozicion Rithemelimit, kur kontrollin e Partisë Demokratike e mori Lulzim Basha.
“Kush më njeh e di shumë mirë që unë nuk vjedh. Kam krijuar nga hiçi kompani në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, pa tendera, pa lidhje politike, pa ndihmën e shtetit. Kam krijuar databaza, platforma. Kam investuar në teknologji dhe kështu i kam rritur bizneset e mia. Por ndoshta doktor Berisha nuk e mban mend, por kur mbeti pa parti, pa vulë, pa asnjë lloj informacioni, isha unë që i dhashë databazën. Dhe me atë databazë kanë bërë Kuvendin e famshëm të stadiumit. Besoj se një faleminderit do të kishte mjaftuar.” – tha Shehaj në reagimin e tij në rrjetet sociale.
Kjo është përgjigjja ime për ato që tha Sali Berisha në Opinion.
agronshehaj #pariamundesia #mundesiaPosted by Agron Shehaj on Friday, April 4, 2025